MIRI Luigj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Krujë, në vitin 1939. Me vendim nr. 195, datë 29 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1979 dhe më 14 qershor të po atij vitit, Gjykata e Rrethit të Krujës (me vendim nr. 48,) e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 209.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]