MIRUKAJ Gjon Gjekë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 4 qershor 1920. Në zbatim të ligjit nr. 7514 datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datë 29 mars 1993, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq më 31 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Brojë të Shkodrës. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 40-41; Gazeta 55, 27 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]