(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1879, në Korçë. Më 11 dhjetor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike. U arrestua në prill 1948 dhe u gjet i vetëvarur në hekurat e çatisë së barakës së kampit të Vloçishtit, më 26 gusht të vitit 1948. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 121-122.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]