(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Fterrë të Sarandës, në vitin 1903. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për njohjen e faktit të pushkatimit pa gjyq, në mbledhjen e datës 22 maj 1994, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 20 tetor, në Durrës. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 153-154.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]