(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë, në vitin 1916. U arrestua më 31 mars 1962, dhe me vendim nr. 97, datë 29 qershor 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. U lirua më 28 gusht të vitit 1966. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 250-251.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]