(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Qelëz të Pukës, më 8 shkurt 1929. Më 20 dhjetor 1993, në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni vendosi vërtetimin e njohjes së faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Lek Mjerashaj nga data 7 mars 1946 deri më 29 nëntor 1948. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 26-29.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]