(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Drenovë të Korçës, më 3 prill 1914. U arrestua më 21 shtator 1947. Me vendim nr. 131, datë 21 korrik 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit», që «është vënë në shërbim të spiunazhit anglo-amerikan», dhe e dënoi me 5 vjet burgim. Me vendim nr. 280, datë 27 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake prishi vendimin e Gjykatës Ushtarake të Tiranës, e deklaroi të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij nga burgu. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 101-102.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]