(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1911. Me vendim nr. 874, datë 23 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 2 vjet privim lirie. Me vendim nr. 133, datë 26 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me banda të aramatosura» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 29.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]