MUÇA Feti
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Fier. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 2, datë 16 janar 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Kavaja në Shtyllas të Fierit, prej 20 qershorit të vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 117-118.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]