MUÇA Hasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gezme e madhe, në vitin 1900. U arrestua më 3 tetor 1944, dhe me vendim nr. 2, datë 29 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U pushkatua më 28 korrik të vitit 1945. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 266-267.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]