MUÇA Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Shkallë të Matit. Me vendim nr. 2, datë 2 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Korpusit të II-të të Beratit e deklaroi fajtor se «ka organizuar dezertime në grup në radhët e ushtrisë NacionalÇlirimtare » dhe e dënoi me vdekje. Më vonë, Gjykata e Lartë Ushtarake e ktheu këtë vendimin në burgim të përjetshëm. U fal më 1949. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 62, F. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]