MUÇA Kozma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 maj të vitit 1899, në Lushnjë. Me vendim nr. 65, datë 26 qershor 1945, Gjykata Ushtarak e Elbasanit e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare- politike baraz me kohën e dënimi. Me dekret faljeje, dënimi iu zbrit në 30 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 142-143.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]