MUÇA Salke
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së internimit dhe dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi Korçë në rrethin Fier, prej vitit 1951 deri më 1956 dhe prej 1956 deri më 30 shtator të vitit 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 99-100.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]