MUÇAJ Dom Vlash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik. Lindi në Mallkuq të Krujës, në vitin 1892. Studimet e mesme i kreu në seminaret e Shkodrës, ndërsa të lartat në Itali. Pasi u shugurua meshtar, u kthye në atdhe. Mes viteve 1922-1946 shërbeu në Selitë, ku dhe u arrestua. Me vendim nr. 412, datë 19 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka strehuar kriminelë» dhe e dënoi me 2 vjet burg me punë të rëndë dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Vdiq nga torturat dhe sëmundjet e burgut, në vitin 1963. Është një nga firmëtarët e statutit të ri të Kishës Katolike Shqiptare. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 159; F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]