MUÇAJ Venedike
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1954, në Përmet. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga Memaliaj në rrethin e Përmetit, prej datës 19 shtator të vitit 1966 deri më 1974. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 143-144.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]