MUÇKA Adelina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 janar 1969, në Shtyllas të Fierit. U internua për motive politike. Me vendim nr. 13, datë 2 korrik 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Korçës në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1969 deri më 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 5-6.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]