MUÇKA Refije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 mars 1935, në Elbasan. U internua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit bashkë me familjen nga rrethi Elbasan në rrethin Tepelenë, prej 14 tetorit të vitit 1949 deri më 27 tetor 1952. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/2, F. 9-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]