MUÇODEMAJ Shaqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tepelenë, më 10 dhjetor 1920. Me vendim nr. 24, datë 14 maj 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje aktive në një bandë kriminale» dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua më 10 tetor 1948. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]