MUÇO Bektash Kamber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkozanj, në vitin 1916. U arrestua më 6 mars 1946, dhe me vendim nr. 237, datë 19 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 82, datë 29 gusht 1946, këtë vendim e miratoi edhe Gjykata e Lartë Ushtarake, si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë (6 shtator 1946). F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]