MUHADRI Kadire
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 maj 1880, Kukës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Hasi në rrethin e Tepelenës, prej 16 korrikut të vitit 1949 deri më 14 shkurt 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 57-58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]