MUHAJ Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tuz të Malit të Zi, në vitin 1897. Me vendim nr. 214, datë 23 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me vdekje. Me Ligjin nr. 335, datë 12 shtator 1947, dënimi iu ul në 20 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 106-107.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]