MUHAMETAJ Halil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 4 qershor 1910. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 qershor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Bajram Currit në rrethin e Tepelenës, prej datës 10 prill 1954 deri më 10 gusht 1954. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 19-20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]