MUHARREMI Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1928, në Kolonjë. U arrestua më 26 mars 1951, dhe me vendim nr. 147, datë 22 gusht 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup antipushtet» dhe për «agjjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 36, f. 215-216.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]