(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1935. U arrestua më 14 maj 1959. Me vendim nr. 16, datë 3 korrik 1959, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (të pjesës së tij), si dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 3006, datë 23 shkurt 1959, iu falë 3 vjet, 7 muaj dhe 12 ditë nga vuajtja e dënimit. Me dekret nr. 3009, datë 23 shkurt 1959, iu fal edhe 1 vit, dy muaj dhe 23 ditë. U lirua 28 prill 1968. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 17-18.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]