MUHO Balil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Lekdush të Tepelenës, më 15 prill 1923. Me vendim nr. 5, datë 8 shkurt 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «përhapjen e informatave me karakter ushtarak që përbënin sekret shtetëror» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Me dekret nr. 5641, datë 31 tetor 1977 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal dënimi i mbetur. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 60-61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]