MUJA Nurie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 gusht të vitit 1940, në Jugosllavi. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Mamurrasit në rrethin e Lushnjës, prej datës 11 qershor të vitit 1974 deri më 16 tetor 1990. F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 136-137.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]