MUJOLLARI Garip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1900. U arrestua më 26 janar 1945, dhe më 31 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. U fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të P. K. P.-së. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 237-238.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]