MULLA Selaudin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Korçë. U arrestua më 18 prill 1951. Me vendim nr. 106, datë 14 korrik 1951, Gjykata Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje në një shtet armik» dhe «bashkëpunim me diversantë» dhe e dënoi me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U lirua me kusht, më 26 dhjetor të vitit 1957. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 129-130.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]