(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Konispol. U arrestua më 4 korrik 1960. Me vendim nr. 87, datë 17 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme të paluajtshme. Me vendim nr. 69, datë 27 korrik 1961, Kolegji i Gjykatës Ushtarake vendosi pushimin e çështjes për «agjitacion e propagandë» dhe përfundimisht u dënua me 17 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 58-59.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]