MULLAJ Rasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Bilisht, në vitin 1913. Me vendim nr. 224, datë 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje, si dhe humbjen e të drejtave civile-politike. Më 5 janar 1948, dënimi iu zbrit në privim lirie të përjetshme, punë të detyruar dhe humbje të të drejtave civile-politike baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 229-230.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]