MULLETI Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 27 qershor 1934. U arrestua më 3 mars 1977. Me vendim nr. 253, datë 27 maj 1977, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. U lirua më 3 mars 1982, me plotësim kohe. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 107-108.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]