MULLETI Hajrie Ismail

MULLETI Hajrie Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Qazim Mulletit. Lindi në Tiranë, në vitin 1908. Pas luftës u nxorr forcërisht nga shtëpia dhe u internua bashkë me të birin, Reshitin [shih], në kampin e Tepelenës e, prej aty, u dërguan në Savër të Lushnjës, ku dhe vdiq më 6 maj të vitit 1980.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]