(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, më 19 maj 1938. Me vendim nr. 26, datë 26 shkurt 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, duke u arratisur në një shtet të huaj (Jugosllavi)» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 74-75.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]