(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tetovë. Me vendim nr. 449, datë 29 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim më një grup kundër pushtetit» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave elektorale, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me vendim nr. 112, datë 5 mars 1948, Gjykata e Lartë e modifikoi vendimin e parë, duke ia zbritur dënimin në 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave politike e civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 71-72.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]