MURATI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Shalës të Elbasanit. U arrestua më 20 tetor 1946. Me vendim nr. 198, datë 19 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit dhe shtetit» dhe si «strehues e furnizues i të arratisurve» dhe e dënoi me 15 vjet burg. Më 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 31-32.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]