(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 16 prill të vitit 1963, në Tiranë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 6, datë 26 shkurt 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tiranës në rrethin e Lushnjës, prej datës 5 korrik të vitit 1974 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 39-40.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]