(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 23 dhjetor të vitit 1959, në Fier. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 17, datë 27 tetor 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Fierit në Buzëmal, prej datës 7 prill të vitit 1966 deri në vititn 1981. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 24-25.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]