(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Buzmadh, më 6 korrik 1917. Me vendim nr. 87, datë 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit», që ka «qenë pjesëtar i Organizatës së Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 10 vjet burgim, humbjen e të drejtave politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 169-170.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]