(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1921, në Buzmadhe të Fierit. Me vendim nr. 299, 22 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka punuar me grupin armiqësor të spiunazhit në ushtri dhe ka vepruar sipas udhëzimeve të tij duke përhapur parulla disfatiste për shkaktimin e pakënaqësirave karshi komandës. Ka futur frymën e demobilizimit tek ushtarët për të kërkuar lirimin në formën e demonstratave». Për këto arsye u dënua me 1 vit burg, me kusht. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 53-54; D. 60, F. 114.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]