MUSARAJ Rudina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 24 mars 1959. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi Fier në Buzmadh (Fier), prej 1 qershorit të vitit 1966 deri më 1978. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 112-113.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]