(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1926, në Kalas të Delvinës. Me vendim nr. 149, datë 5 qershor 1947, Gjykata Ushtarke e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «se ka hyrë vullnetar në organizatën tradhëtare të B. K dhe ka marrë pjesë në operacionin dhe në luftën e Delvinës», dhe e dënoi me 2 vjet privim lirie dhe me punë detyruar baraz me kohën e dnëshkimit. Përfitoi nga dekreti nr. 546, datë 3 janar 1948, i P. K. P.-së, dhe u lirua nga burgu. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 167-168, 316-317.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]