MUSTAFA Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Melgushë të Shkodrës, më 5 prill 1924. U arrestua më 17 shtator 1946. Me vendim nr. 460, datë 6 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit e shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burgim me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]