MUSTAFAI Daut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Reçan të Gostivarit. U arrestua më 18 prill 1972. Me vendim nr. 105, datë 6 tetor 1972, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe për «moskallëzim krimi kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg. U lirua më 18 prill 1977. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 59-60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]