MUSTAFAJ Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Bajram Curr, më 30 janar 1922. Me vendim nr. 158, datë 20 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «si pjesëtar i një grupi të organizuar, ka tentuar të kalojë kufirin (arratisje) për në Jugosllavi» dhe e dënoi me 7 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 42, datë 22 shkurt 1951, Gjykata e Lartë Ushtarake e ndryshoi vendimin duke ia ulur dënimin në 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 54-55.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]