MUSTAFARAJ Ali Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Ballsh të Fierit. Me vendim nr. 36/46, datë 19 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit se ka kryer këto faje: ka qenë oficer zogist dhe më vonë Kapiten i Ballit, Komandant batalioni dhe me këto cilësira ka kryer operacione kundër ushtrisë NacionalÇlirimtare dhe popullit». Për këto arsye u dënua me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua, më 13 shtator të vitit 1945. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 31-32.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]