(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Golëm të Kurveleshit, më 15 maj 1921. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 shkurt 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 12 prill 1945. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 32-33.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]