MUSTAFARAJ (goxhaj) Arta

MUSTAFARAJ (goxhaj) Arta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 18 shtator të vitit 1935, në Vlorë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Vlorës në rrethin e Beratit, prej datës 7 korrik të vitit 1967 deri më 1978. F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 205-206.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]