MUSTAFARAJ Istref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kuç të Vlorës, më 10 tetor 1915. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 12 shtator 1993, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 6 maj 1945, në Korçë. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 12-13.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]