MUSTAFARAJ Kujtim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Aranitas, në vitin 1933. Me vendim nr. 31, datë 5 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor sipas nenit 79 të Kodit Penal, nenit 251 të Kodit Penal, si dhe nenit 48 të Kodit Penal. Përfundimisht u dëua me 5 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 45, datë 25 nëntor 1967, Gjykata e Qarkut Vlorë e deklaroi fajtor sipas nenit 80/I. 28 të Kodit Penal dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, sipas nenit 205 të Kodit Penal me dy vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Me vendim nr. 148, datë 19 tetor 1976, Gjyakata e Rrethit Dibër e deklaroi fajtor për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe e dënoi me 19 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 24 vjet, 10 muaj e 8 ditë heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 34-35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]