MUSTAFARAJ Murat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Fier, në vitin 1919. Me vendim nr. 28, datë 9 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor se ka qenë «pjesëtar i organizatës tradhëtare të B. K dhe si i tillë ka ndihmuar okupatorin fashistonazist, duke spiunuar e persekutuar popullin» dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 20.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]